Aksident i rëndë në Kuçovë-Elbasan/ 33-vjeçarja bllokohet në automjet, u përplas me murin e banesës (Emri)

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kuçovë-Elbasan, ku një automjet është përplasur me murin rrethues të një banesë.

Burime për median bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur 33-vjeçarja, Fjorela Agalliu e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe se e 33-vjeçarja është nxjerrë nga automjeti nga banorët e zonës.

Raportohet se automjeti është shkatërruar plotësisht dhe në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *