Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë, mëngjesit të sotëm në fshatin Petrushë, të Korçës.
U mësua se bëhet fjalë për një magazinë bujqësore ku janë shënuar veç dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, bashkë me policinë që pritet të fillojë procedurat e hetimit, mbi shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.