Në fshatin Leminot, në Maliq të Korçës raportohet një incident i rëndë. Një fëmijë i moshës 10 vjec ka qenë duke luajtur me biçikletën e tij në momentin që ka rënë nga mjeti dhe ka pësuar dëme të mëdha. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e zonës ku është futur për disa minuta në intubim, e më pas është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.
Raportohet se fëmija ka marr dëmtime të rënda në kokë, mushkëri e pjesë të tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Traumës.