Një 3-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kopshtin e fëmijëve.
Policia thekson se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.