61-vjeçarja e cila u dërgua në ambientet e spitalit të Traumës, akuzon publikisht nusen e tij duke e bërë fajtore për dhunimin e saj .
61-vjeçarja Marjana Cinari ka deklaruar se nusja e djalit e dhunon prej vitesh, teksa ka bërë përgjegjëse dhe policinë e Beratit dhe të Dimalit se nuk e kanë ndihmuar të shpëtojë prej saj.
Sot në emisionin “Me zemer të hapur” ka folur vëllai i të dhunuarës dhe është bërë publik një audio e telefonatës që është bërë nga autorja e emisionit me djalin e 61-vjeçares.
Familjarët pretendojnë se Marjana Cinari është dhunuar prej 4 vitesh nga nusja Elena Cinari.
“Unë akuzoj policinë e Dimali dhe Beratit se nga e hëna deri të enjten në mëngjes nuk e ka pranuar asnjë polici e nuk ka marrë asnjë njeri denoncimin e saj.
Në spital erdhi se e ka goditur nusja e djalit. Unë e kam gjetur motrën në mes të shtëpisë shtrirë. Marr policinë e Beratit, nuk vjen, thotë kam dërguar policinë e Urës, as ajo nuk vjen. Ca lidhje ka policia me Elena Cinarin? Këtë duhet ta gjejë policia. Ca lidhje ka me policat kjo që po e mbrojnë kaq?”, u shpreh vëllai i të dhunuarës.
I pyetur nëse Marjana Cinari ka denoncuar dy herë në polici djalin e saj, vëllai u përgjigj: “po se bënte sehir kur e dhunonte nusja”.
Djali i Marjanës ka deklaruar për emisionin “Me zemër të hapur” se nuk ndërhyn pasi është problem mes nënës së tij dhe nuses.
Djali I Te Dhunuares
“Jo jo unë nuk ngatërrohem me këto gjëra. Jo jo më vjen keq. E vërtetë është, por ta gjejnë ato të dyja nuk kam lidhje fare me atë pjesë. Nusja është te prindërit e saj”.
/news24