Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve nga Covid-19.
Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Sakaq janë shëruar 20 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 631 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:
13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër. Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,724 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Tetor 2022)
- Raste të reja ditore 28
- Të shëruar në 24 orë 20
- Të shtruar në spitale 2
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 631
- Testime totale 1,991,647
- Raste pozitive 331,555
- Raste të shëruara 327,724
- Raste Aktive 239
- Humbje jete 3,592
- Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 179
- Fier 15
- Vlorë 10
- Berat 8
- Gjirokastër 6
- Shkodër 5
- Elbasan 5
- Durrës 8
- Dibër 3