Aksident tek Komuna e Parisit/ Biçikleta i pret rrugën motorit, lëndohen dy drejtuesit (FOTO)

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në kryqëzimin e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një biçikletë i ka prerë rrugën një motoristi, duke u përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i biçikletës i cili është nisur me urgjencë me ambulancë në spitalin e Traumës. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i motorit, i cili është gjakosur nga përplasja.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Priza.al ka siguruar fotot nga aksidentit në fjalë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *