75-vjeçari Jak Gjergji i cili u përplas diten e sotme nga një mjet i rëndë teksa po mundohej të kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër, mësohet se ka ndërruar jetë.
Ai nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.