Emri/ Në kërkim kombëtar për drogë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ishte në kërkim për drogë.

Shtetasi Nertil Hoxha është dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi transportonte kanabis.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat/Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *