28 tetori përkon me ditën Botërore të Xhudos. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) njoftoi nisjen e Ditës Botërore të Xhudos në fund të vitit 2010. Ajo zhvillohet çdo vit më 28 tetor, që është ditëlindja e themeluesit të xhudos, Jigoro Kano.
Dita Botërore e Xhudos synon të promovojë vlerat e sportit dhe sistemin e tij arsimor për të gjitha klubet e xhudos dhe të gjithë xhudistët, përmes Federatave Anëtare të IJF dhe me ndihmën e mjeteve moderne të komunikimit.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj 8 teknikat e xhudos:
- Teknika e qëndrimit (shizei),
- Teknikat e lëvizjes (shintai),
- Teknikat e rënies (ukemi waza),
- Teknikat e kapjes (kumikata),
- Teknikat e hedhjes (nage waza),
- Teknikat e levave (kansetsu waza),
- Teknikat e mbytjeve (shime waza),
- Teknikat e mbajtjeve (osaekomi waza).