Zgjedhjet në Izrael, exit poll: Netanyahu dhe aleatët në krye

Ish-kryeministri mund të marrë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë dhe për të nxjerrë vendin nga një ngërç tre-vjeçar

Sondazhet  në Izrael pas votimit tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij mund të kenë fituar mjaft vende për t’u kthyer në pushtet pas tre vjet e gjysmë ngërçi politik. Sondazhet nga tre transmetues kryesorë izraelitë tregojnë se Netanyahu dhe aleatët e tij kanë fituar shumicën e 61 vendeve në parlament që nevojiten për të formuar një qeveri të re.

Fronti i Netanyahut do të kishte 61 vende (62 sipas disa stacioneve televizive) në Knesset nga 120, ai i Lapidit 55, Hadash taal  4. Ky është rezultati i zgjedhjeve në Izrael sipas sondazheve të para exit të publikuara nga mediat që konfirmojnë Likud-in e Netanyahut në vendin e parë me 30 dhe Lapidin e dytin me 24.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *