Koha e përgatitjes: 20 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
4 fileto peshk shpatë (200 gr secila), 2 thelpinj hudhër, 50 gr kaperi në uthull, 1 tufë majdanoz, pak rigon, lëngu i 1 limoni, 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe piper sipas nevojës.
Përgatitja
1.Vendosni një tigan të thellë në zjarr mesatar. Hidhini 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër.
2.Tiganisni peshkun e kriposur dhe rregulluar me piper. Shtoni kaperit që i keni larë nga kripa dhe i keni prerë trashë.
3.Kur peshku të jetë tiganisur në të dyja anët, hidhini lëngun e limonit dhe lëreni të avullojë.
4.Shtoni rigonin dhe majdanozin e grirë imët dhe shërbejeni.
Këshilla e shefit
Ø Peshku shpatë mund të shoqërohet me patëllxhanë, speca, domate etj.