Kjo recetë e lepurit me domate qershi do t’ju bëjë të lëpini gishtat

Receta e rekomanduar nga ne sot për drekë është lepur me domate qershi.

Kjo recetë gatuhet fare lehtë dhe nuk ju merr shumë kohë.

Përbërësit:

  • 1 kg mish lepuri,
  • 3.5 lugë gjelle uthull,
  • 500 gr domate qershi,
  •  100 ml verë të bardhë,
  • 3.5lugë gjelle vaj ulliri,
  • 2  thelpinj hudhre,
  •  bimë aromatike (trumzë, rozmarinë, borzilok) të grira,
  • spec djegës,
  •  kripë.

Përgatitja:

Si fillim copëtojeni mishin e lepurit dhe më pas shpërlajeni me ujë. Në një tigan shtoni hudhër të paqëruar dhe largojeni atë pasi të ketë marrë ngjyrë.

Sakaq shtoni mishin e lepurit dhe lëreni të skuqet për disa minuta, ku do të shtoni domatet dhe pak kripë.

Lëreni të gatuhet për 30 minuta.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *