Porti i Durrësit/ Rama: Sulmi ndaj investitorit arab, është më i shëmtuari që kam parë

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për ndërtimin e  Portit të Durrësit, ka sulmuar opozitën teksa tha se po hedh llum ndaj një investitori që sipas tij, është është krenari kombëtarë në vendin e tij.

Po ashtu ai tha se ky investim, do të ndryshojë fatet e ekonomisë së vendit.

“Unë kam shumë gjëra të shëmtuara, dhe kjo është më e shëmtuara që kam parë, pasi marrja nëpër këmbë e një biznesmeni që ka kompaninë me seli në Abu Dhabi, dhe ka ndërtuar gjysmën e Dubait, dhe vjen këtu falë ndërhyrjes së Emirateve Të Bashkuara Arabe, është e turpshme.

Biznesmeni në fjalë është krenari kombëtarë në vendin e tij. Dhe po sulmohet nga një “non gratë” dhe llumi i tij.

Unë nuk merrem e konkluzione injorante. Është një kompani që do të ndryshojë ekonominë e vendit, pasi do të investojë mbi 2 miliardë vendi.

Është bërë negociata më ë gjatë qe kemi bërë. Dhe kemi marrë plot 33%  të kontratës. Po kjo kompani ka investuar në Beograd dhe ka ndryshuar fytyrën e tij, me një përqindje më pak sesa ne”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *