Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe pret gjykimin në Gjykatën e Bradford Crown, seancë e cila është caktuar më 15 shkurt, ndërkohë që akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike.
Anduel Rupo, 31 vjeç, ndodhet në burgun e Leeds për veprën që dyshohet se është kryer në Westgate, Bradford, më 30 tetor të këtij viti.
Gjykatësi Jonathan Rose caktoi datën e gjykimit të tij sot kur një përkthyes do të jetë i pranishëm për të ndihmuar të pandehurin.