Ka ndërruar jetë elektriçisti 63 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ra nga shtylla e tensionit pas kontaktit me rrymën.
Viktima është identifikuar si Gëzim Çabej. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Gërhot të Gjirokastrës.
Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë.
Kujtojmë se u plagos edhe një koleg i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në katër muajt e fundit, ky është elektriçisti i katërt i OSHEE Gjirokastër që humb jetën në krye të detyrës duke shënuar bilancin më të rëndë.
/Priza.al/