Pas shpalljes së hyrjes së Kroacisë në zonën Shengen duke filluar nga 1 janari 2023, përpjekjet e Komisionit Evropian janë fokusuar në hyrjen e Rumanisë dhe Bullgarisë.
“Jam i kënaqur që përpjekjet e Kroacisë janë njohur”, ka shkruar në Twitter nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, duke komentuar vendimet e marra në Këshillin e Punëve të Brendshme në lidhje me zgjerimin e zonës së lëvizjes së lirë. Më pas ai shtoi: “Sot është një ditë zhgënjimi për Rumaninë dhe Bullgarinë, por përpjekjet tona nuk do të ndalen me kaq. Udhëheqësit do të takohen javën tjetër. Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje”