Thellohet skandali me video të reja/ Kryegjyqtarja e Elbasanit ngre gishtin e mesit, këndon ‘me kallash t’kisha vra’

Pas skandalit me videot në ‘Tik Tok’ në ambientet e gjykatës së Elbasanit, sot janë publikuar të tjera video të Enkeleda Kapedanit. ILD ndodhej dje në gjykatë për të verifikuar nëse videot ishin bërë në ato ambiente.

Në videot e fundit, Kapedani ekspozon veshjet e saj teksa drejton makinën.

Kryegjyqtarja i mohoi të gjitha akuzat, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot, pasi ajo vetë nuk ka Tik Tok.

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u bë hit në rrjet pas publikimit nga ‘Hashtag’, të disa videove të saj në TikTok, ku dukej duke “sfiluar” në korridoret e gjykatës dhe zyrën e saj.

Drejtuesja e Gjykatës në një prej qarqeve më problematike në vend sa i përket krimit kujdesej që gjatë detyrës së saj të realizojë edhe video për rrjetin social “Tik Tok”, rrjet i popullarizuar posaçërisht për videot.

E shkujdesur totalisht nga të qenët në zyrat e institucionit, Kapedani performon me duar dhe me flokët e saj, pamje këto të denja për të ashtuquajturat “vajzat e Instagram-it”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *