Al Khelaifi provokon Juventusin: Do ta luante Superligën vetëm, në një stadium të shkretë

“Superliga? Askush nuk do të merrte pjesë në këtë kompeticion dhe askush nuk do të shkonte për t’i parë ndeshjet”.

Flet Al Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i cili është rikthyer për të kritikuar projektin e ideuar nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona: “Konkurrencë e mirë me tri skuadra…”

Numri një i PSG-së, i cili drejton edhe ECA (Shoqatën e Klubeve Evropiane), është i bindur se as në të ardhmen askush nuk do t’i ndjekë bardhezinjtë dhe dy gjigantët spanjollë:

“Vetë futbollistët nuk do ta lejonin kurrë krijimin e Superligës. Askush nuk do të merrte pjesë në këtë turne dhe askush nuk do të shkonte në stadium. Askush nuk do të organizojë asgjë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *