Arben Kraja ka uruar tre kandidatët që garojnë për postin kreut të ri të SPAK.
Ai ka ndarë një foto krah tre prokurorëve të tij në ditën e fundit në krye të prokurorisë së posaçme.
Ai i uron suksese në garë tre kandidatëve dhe shton se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.
“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.
Edvin Kondoli, Altin Dumani dhe Adnan Xholi garojnë për drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme.
Ata do të votohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.
j.l./ dita