Mbrëmjen e djeshme dy konkurrentët Vivien Thano dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.
Ky moment mori vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.
Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë”,-shoqëruar me një zemër të kuqe.
Siç duket Mozzik e aprovoi romancën e Getinjos me Vivien brenda “BBVK”.
Përpos kësaj, Getinjo është përfolur shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova. Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.
Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.