Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Ai u përshëndet nga Biden dhe zonja e parë Jill Biden.
Dy liderët janë planifikuar të zhvillojnë një takim dypalësh. Ky është udhëtimi i parë i Zelensky jashtë shtetit që nga fillimi i luftës.
Zelensky has arrived in DC and shared these images on Telegram. “I am in Washington today to thank the American people, the President and the Congress for their much-needed support. And also to continue cooperation to bring our victory closer,” he wrote. pic.twitter.com/K7hHI28ymx
— Christopher Miller (@ChristopherJM) December 21, 2022
Zelensky tha se është në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, presidentin amerikan Joe Biden dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme.
“Unë jam sot në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre shumë të nevojshme. Gjithashtu për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të sjellë më afër fitoren tonë”, tha Zelensky në një postim në Telegram.