I përfshirë në skandalin McGonigal, Gjiknuri ironizon protestën e opozitës: Revolucioni Meta-Berisha përfundoi si tullumbace

Mazhoranca ka filluar sulmet dhe ironitë me opozitën për protestën e sotme.

Duke u kapur te foto satelitore, me anë të një postimi në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen në tubim.

“’Revolucioni’ Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”, shkruan Gjiknuri.

Si duket PS tani ka filluar të ‘tallet’, por mbetet të shihet se si do të shkojë gjyqi i McGonigal në SHBA. Nga ana tjetër vetë Damian Gjiknuri shfaqet në foto me zyrtarin e FBI.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *