Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.
Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.
Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ishte duke luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.
Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.
“Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai.