Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.
Aktualisht godina shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.