Nuk janë vetëm çunat shqiptarë me para, që duan të tregojnë makinat e tyre të bukura dhe luksoze. Kjo gjë është një “sëmundje ngjitëse” për të gjithë pasanikët në botë, sidomos kur ata kanë fëmijë adoleshentë.
E kjo duket se ka ndodhur ditët e fundit edhe në lagjen “Alderley Edge” në Cheshire të Londrës, e quajtur ndryshe edhe ‘Knightsbridge of the North’.
Banorët e një prej lagjeve më të pasura në Angli kanë nxjerr ditën e djeshme makinat e tyre në rrugë, duke tërhequr jo pak vëmendje, sidomos të fotoreporterëve të shumtë të mediave që gjuajnë sensacione.
Sipas “Daily Mail”, lagja “Alderley Edge” në Cheshire, është “shtëpia” e disa prej super veturave më të shtrenjta në botë.
Por pavarësisht se të rinjtë janë të pasionuar mbas shpejtësisë dhe makinave luksoze, ka edhe banorë të tjerë të kësaj lagjeje, të cilët janë të shqetësuar nga zhurmat që makinat me super-motorë bëjnë nga marmitat e tyre.
Marka nga më të shtrenjtat kanë bërë xhiro në rrugët e lagjes, duke lënë pa frymë banorët dhe kalimtarët, jo vetëm nga uturima e motorrëve, por edhe nga markat dhe vlera e tyre.
Kjo fotogaleri sjell imazhet e asaj që është bërë në këtë lagje, e cila për shumë shqiptarë do të ngjante me mbrëmjet e fundjavës në ish-Bllok.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/