“Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” Rama nderon 7 kampionët shqiptarë në sporte të ndryshme

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët falë talentit e disiplinës së tyre janë shpallur kampionë Europe ose bote. Ata janë nderuar me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”. Mes tyre ishte peshëngritësi Erkand Qerimaj si dhe skiatorja Lara Colturi.

Sportistët e vlerësuar me medaljen:

Briken Calja – kampion bote në peshëngritje

Erkand Qerimaj – kampion në peshëngritje

Zelimkhan Abakarov – kampion në mundje

Lara Colturi – kampione në ski

Eklent Kaçi – bilardo

Alban Beqiri – vendi i tretë botëror në boks

Genta Beqja – bodybuilding

Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare. Padiskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk. Do të japim mundësinë për stërvitjen në ato parametra siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje” – u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *