60% e qytetarëve shqiptarë do të merrnin pjesë në zgjedhje sipas një sondazhi të zhvilluar nga Instituti Pepoli, i publikuar në Report Tv. Rreth 50% e tyre do të votonin për Partinë Socialiste.
Socialistët vijojnë të mbajnë “fronin” në vend. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, të cilën thonë se do ta votojnë vetëm 11-15% e të anketuarve, ndërkohë koalicioni i Berishës dhe Metës, renditet i dyti, me 31-35% të votave.
Përsa i përket Tiranës, 50% e qytetarëve të pyetur kanë deklaruar se do të votojnë Erion Veliajn, ndërsa Këlliçi merr deri në 38% të votave dhe PD vetëm 12%.