14 maji/ Caktohet Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR

Audrey Glover është caktuar Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet vendore  të 14 Majit.

Gjatë qëndrimit në vend, ajo do të zhvillojë takime me krerët KQZ si institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore apo përfaqësues të partive politike.

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Kjo është e pesta herë që Glover caktohet shefe e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *