Sipas kreut të opozitës Sali Berisha, kryeministri Edi Rama po mendon që në Shtator vendi të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Deklaratën e bëri nga Maliqi këtë të Mërkurë, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, për zgjedhjet e 14 Majit.
Berisha tha se ka informacione që kreu i Qeverisë do të vendosë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse humbet në lokalet e 14 Majit.
Dhe sipas Berishës, Rama do të humbë.
“Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më ishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ja u them tani. U kish çu haber organizatave të tij që: po s’fituam (se e ndjen që s’fitojnë), do ketë zgjedhje në shtator dhe ikim nga pushteti”, deklaroi Berisha.
“Do ikni Edi Rama! Parandjenjën e ke reale. Ja ku po ta them para këtyre burrave dhe grave: Do ikësh, do ikësh, do ikësh”, theksoi kreu i Partisë Demokratike.
Më tej, Berisha tha se 14 maji do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që e përdorën atë për pasurimin e vet.
“I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi