Juristi Arab shënjestron Cristiano Ronaldon, Portugezi përballet me arrestimin ose dëbimin nga Arabia Saudite

Legjenda e Real Madrit, Cristiano Ronaldo po përballet me deportim nga Arabia Saudite pasi bëri një gjest të turpshëm në ndeshjen kundër Al-Hilal

Në ndeshjen e së martës në Ligën Pro Saudite kundër Al-Hilal, Ronaldo ishte me fat që “ia hodhi” me një karton të verdhë pas një faulli qesharak ndaj kundërshtarit.

Ronaldo u pa të dilte jashtë fushës i frustruar nga tifozët kundështar  që brohoritnin emrin e Lionel Messit.

Legjenda portugeze ka reaguar duke i kapur organet gjenitale, i cili konsiderohet gjest i paligjshëm në Arabinë Saudite.

Avokati Nouf bin Ahmed, një profesor në Universitetin e Genovas dhe arbitri ndërkombëtar i akredituar nga Kombet e Bashkuara, njoftoi në Twitter (nëpërmjet AS) se do të paraqesë një peticion në Ministrinë Publike Saudite të Arabisë Saudite për arrestimin dhe dëbimin e Ronaldos.

“Sjellja e Cristianos është një krim,” tha avokati.

“Një akt publikisht i pahijshëm, i cili është një nga krimet e nevojshme për arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *