Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të dielë në aksin Shkodër – Velipojë. Një automjet është përplasur me një kamionçinë.
Nga aksidenti është lënduar lehtë pasagjerja, e cila ishte në autoveturë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionçinës dhe autoveturës nuk kanë pësuar dëmtime.
Aksi Shkodër – Velipojë ka pasur këtë të dielë një fluks të automjeteve, ku shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë të dielën në zonën turistike të Velipojës.