Kapët në portin e Durrësit një sasi e konsiderueshme paundësh. Paratë e fshehura janë zbuluar gjatë kontrollit në vijën e dytë, ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit ku u gjetën paratë.
Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërrit sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti.
Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dhe gjatë orëve të pasidtes, brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine.