Një 16 vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës pasi dyshohet si autori i mbjelljes së 80 fidanëve të kanabisit në Malësinë e Madhe.
Gjatë kontrolleve me dron, janë zbuluar fidanët e kanabisit të mbjellë nga i mituri në fshatin Koplik i Sipërm. Për pasojë kubikët me kanabis janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërsa 16 vjeçari u kap dhe u la i lirë për shkak të moshës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.