Clinton e dinte që Rusia do të pushonte Ukrainën? Në 2011 Putin…

Vladimir Putin i tha Bill Clinton- it se ai nuk ndihej i kufizuar nga Memorandumi i Budapestit që garanton integritetin territorial të Ukrainës . Ish-presidenti amerikan tha se presidenti rus e tha këtë në vitin 2011 në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në bisedën e tij, raporton Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga epoka e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.

Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Clinton dhe Boris Jelcin si president i Rusisë dhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.

“Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëri me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte e kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton.

“Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.

Clinton vijoi të tregonte se e dinte që atëherë që pushtimi i Ukrainës ishte thjesht çështje kohe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *