Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Naim Murseli, i cili planifikoi vrasjen e gruas së tij, e ftoi këtë të fundit në një darkë mbërmjen e së mërkurës, e cila rezultoi e fundit për nënën e dy fëmijëve.
Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridona Ademajt. Ata u kujdesën që të plani të zhvillohej pa probleme, duke tentuar të fshihin edhe gjurmët. Indeksonline raporton se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit. Më pas Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.
Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.
Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.