Bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili u arrestua nga policia nën akuzën se kishte dhunuar dhe mbajtur të burgosur nënën e 4 fëmijëve të tij, ka tërhequr akuzat ndaj tij. Në një deklaratë për gazetarët është shprehur se nuk është dhunuar nga 34-vjeçari de se kamerat e sigurisë i kishte vendosur vetë.
Pjesë nga biseda me gazetarët:
Nuk kam asnjë lloj pretendimi, thjesht një zënkë e vogël
Ju ka dhunuar bashkëshorti?
Jo absolutisht
Kështu jeni shprehur para policisë?
Nuk ka asnjë lloj dhune. S’është jeta fushë me lule, kamerat i kam vendosur vetë. Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës.
Pse ua theu vëllain telefonin para pak kohe?
E theva vetë telefonin. Për qejf, se më do qejf
A e ke tradhtuar bashkëshortin?
Jo, jam shumë e sigurt.