Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një fuoristradë është përplasur me një motor.
Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës së automjetit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/