Ava Max fotografohet nga paparacët nën përqafimin e një mashkulli misterioz gjatë pushimeve në Hawaii

Ajo ka qenë e zënë duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry” dhe tani ka marrë disa pushime mëse të merituara në detin e Hawaii shkruan DailyMail.

Ylli i muzikës pop, 27-vjeçare shfaqi trupin e saj mëse në formë me një palë bikini të çuditshme ndërsa ecte nëpër rërë drejt një jahti luksoz me personat që e shoqëronin në pushime.


Ndërsa ishte në jaht, Ava u pa me krahët e një burri misterioz muskuloz i cili kishte duart mbi ijet e saj.

Ava Max shfaqet e përqafuar nga mashkulli misterioz i cili e përqafon gjatë gjithë kohës.

Interpretuesja e hitit “My Head & My Heart” shfaqet me flokë të kapura në stilin topuz, teksa merrte rreze dielli.

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *