E përditshmja skoceze “The National” ka vendosur në pamje të faqes së pare trajnerin e Kombëtares italiane, Roberto Mançini me fytyrën e lyer me bojë si tek filmi “Braveheart” e cila ka qenë dhe fituese e Çmimit “Oscar” shumë vite më parë.
Gazeta e njohur skoceze ka ironizuar Anglinë për betejën e shumtë për luftën drejt pavarësisë me figurën e kryengritësit rebel, Ulliam Uollas i cili ngriti një bejetë të madhe kundër Anglisë me synimin për të shpallur pavarësinë e Skocisë në fund viteve 1200 dhe fillim vitit 1300.
Një shkrim sa nacionalist dhe politik ky i gazetës së pavarësisë së Skocisë, që dëshirojnë triumfin e të kaltërve saqë në faqen e saj të parë me titullin: “Mançini, na shpëto, je e vetmja shpresë e jona”.
Reagimi i mediave italiane
Ndërsa Britania e Madhe ha veten gjallë duke u përpjekur të vendosë nëse shfaqja e Kombëtares e Roberto Mancini në faqen e parë është gazmore apo armiqësore, Italia është e bashkuar dhe mendojnë se është “esilarante”, që do të thotë gazmore, qesharake apo entuziazmuese. Gazeta më e madhe e kombit, La Gazzetta dello Sport, ka vendosur imazhin e Mancini si Braveheart në krye të blogut të tyre të Europianit.
Vanity Fair shkruan: “Finalja e Euros, natyrisht, është vetëm një dëshmi tjetër e një beteje që Skocia ka zhvilluar për shekuj me radhë për t’u përpjekur të shkëputet nga autoriteti anglez dhe të jetojë e pavarur: një nevojë e parë tashmë gjatë Brexit dhe e cila vazhdon edhe sot, duke u shtrirë në të gjitha format. ”
Corriere dello Sport raporton: “Titulli i imazhit është edhe më gazmor dhe shpjegon pse në Skoci do të bëjnë tifo për ekipin tonë kombëtar në finalen kundër anglezëve: ‘Ne nuk mundemi të durojmë edhe 55 vjet të tjera duke u mburrur “.
Sky TG24 e quan faqen e parë: “Një qëndrim ironik dhe i qartë”.
Finalja e madhe e EURO 2020, Itali-Angli do të luhet nesër në orën 21:00, në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku priten të jenë reth 50 mijë tifozë vendas dhe 10 mijë italianë, 9 mijë nga të cilët që janë rezidentë na Britani.
/Burimi: The National/ përshtati në shqip Priza.al/