Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2021?

Nëse do të kishte një Olimpiadë të Pasaportave, Japonia jo vetëm që do të ishte jo vetëm mikpritësja por do ta kishte fituar konkursin, shkruan CNN, duke cituar raportin e Indeksit të Pasaportave Henley, i cili që nga viti 2006 rendit dokumentet e udhëtimit të 199 vendeve.

Sipas studiuesve nga kompania Henley dhe Partners në tremujorin e parë të vitit 2021, lëvizshmëria ndërkombëtare mbeti në 12 përqind të niveleve para-pandemike, që do të thotë se “hendeku midis qasjes teorikedhe reale i aksesit në udhëtime i ofruar edhe nga pasaporta të mira mbetet i parëndësishëm.”

Christian Kaelin, presidenti i kompanisë, thotë se ndërsa ne nuk e dimë se sa do të zgjasin kufizimet e udhëtimit, është e qartë se lëvizja globale do të pengohet të paktën deri në fund të këtij viti.

Ai vëren se në rrethana të tilla veçanërisht rritet pabarazia. Kështu, mbajtësit e pasaportave japoneze mund të vizitojnë 167 destinacione më shumë sesa shtetasit afganë, të cilët kanë qasje në vetëm 26 destinacione në botë. Ky është hendeku më i madh që kur Henley bëri analizat e tij.

10 pasaportat kryesore mbeten praktikisht të pandryshuara ndërsa hyjmë në gjysmën e dytë të vitit.

Japonia është përsëri në krye të listës. Pasaporta e këtij vendi aziatik hap dyert për 193 vende të botës. Të paktën kështu është në letër. Në botën reale, ku mbizotërojnë masat kundër koronës, mbajtësit e pasaportave japoneze aktualisht kanë qasje në më pak se 80 destinacione në të gjithë botën.

Singapori mbetet në vendin e dytë me mundësinë e hyrjes në 192 vende, pasuar nga Koreja e Jugut e cila ndan vendin e tretë me Gjermaninë me mundësinë e hyrjes në 191 vende në botë.

Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja janë në vendin e katërt, Austria dhe Danimarka janë në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Suedia janë së bashku në vendin e gjashtë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë në vendin e shtatë, së bashku me Zvicrën, Belgjikën dhe Zelandën e Re. Fuqia e pasaportave amerikane dhe britanike ka rënë vazhdimisht që nga viti 2014. Në teori, mbajtësit e pasaportave britanike dhe amerikane mund të shkojnë në 187 destinacione dhe në realitet të kenë akses në rreth 60 destinacione.

Republika Çeke, Greqia, Malta dhe Norvegjia janë në vendin e tetë, Australia dhe Kanada janë në vendin e nëntë, dhe Hungaria është në vendin e dhjetë.

Maqedonia është në vendin e 46-të, me hyrje të mundshme në 126 vende pa vizë, dhe nga vendet ish-Jugosllave është më keq se Sllovenia në vendin e 12-të, Kroacia e 17 dhe Serbia në vendin e 38-të. Mali i Zi është pas Maqedonisë, dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 53-ta.

Ndërkohë Shqipëria renditet e 55-ta me hyrje të mundshme në 115 vende pa vizë,

Pozicionet më të këqija janë zënë nga vendet, pasaportat e të cilave lejojnë hyrjen pa viza në më pak se 40 vend, si Koreja e Veriut, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani.

Në këtë listë është dhe Kosova, e 107  në listë, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë vetëm 40 vende pa vizë.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në 2021 janë:

1. Japonia (193 destinacione)

2. Singapori (192)

3. Gjermania, Koreja e Jugut (191)

4. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (190)

5. Austri, Danimarkë (189)

6. Franca, Irlanda, Hollanda, Portugalia, Suedia (188)

7. Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (187)

8. Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)

9. Australia, Kanada (185)

10. Hungaria (184)

Pasaportat më të këqija për të mbajtur

108. Koreja e Veriut (39 destinacione)

109. Nepal (38)

110. Territoret palestineze (37)

111. Somali (34)

112. Jemen (33)

113. Pakistan (32)

114. Siria (29)

115. Irak (28)

116. Afganistan (26)

/Burimi: CNN/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *