Merr flakë kodra pranë plazhit në Gjirin e Hartës, alarmohen turistët

Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Mësohet se zjarri po vijon prej disa minutash dhe janë djegur disa hapësira me pemë dhe shkurre.

Tymi është vërejtur nga turistët edhe në plazhin e Gjirit të Hartës, edhe në plazhin ‘Pulëbardhat’. 

Zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *