Enver Hoxha kishte një të fshehtë shumë të madhe, që gjithmonë ka jetuar me frikën që po zbulohet, dhe ajo ishte lidhja me motrën e Mbretit Zog, Princeshën Mexhide
Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij. Mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur. Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të konfliktit të Shqipërisë me Italinë në atë periudhë.
Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.
Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë kur u nisën, por po shkonin në Stamboll, u kthye
Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin brak.tisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.
Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin, e torturoi deri ditën që ajo vdiq. Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë.
Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.
/Priza.al/