Pasojat nga shpejtësia e lartë/ Shoferi i ri aksidentohet në Sarandë dhe gjobitet

Një automjet i llojit ‘Ford Fiesta’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se aksidenti është regjistruar këtë mesditë në rrugën Ksamil-Sarandë.

Bëhet me dije se shkak është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte.

Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit, personi me inicialet E.H., është gjobitur për shkak të tejkalimit të shpejësisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *