Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë. Policia raporton se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri e më pas është larguar. Personi që ka qëlluar ishte duke qarkulluar në një mjet.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 10.08.2021, në orën 01:45, në autostradën Durrës-Tiranë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/Priza.al/