Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në kompleksin në Ksamil. Sipas uniformave blu, një 33-vjeçar është plagosur në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/