Atentat në Berat/ 24-vjeçari i sapokthyer nga Londra qëllohet me 6 plumba, niset drejt Traumës

Mesnatën e djeshme u regjistrua një sulm me armë në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”. I plagosuri, i identifikuar si Tajar Fetiu ka qënë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë. 2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë.

Autori është larguar më pas në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar syrit të njerëzve. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *