‘Kolumbi’ disa metra larg qendrës së Tiranës/ Babë e bir mbronin me armë kanabisin e mbjellë në shtëpi

Ditën e sotme, Policia e Tiranës ka arrestuar në Kashar babë e bir pasi kultivonin lëndë narkotike në shtëpi dhe e ruanin me armë zjarri. Sipas Policisë, bëhet fjalë për Fatmir dhe Hamdi Sulaj, përkatësisht 56 vjeç dhe 25 vjeç të cilët kishin menduar deri në detaj për mirëmbajtjen e lëndës narkotike.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, të koduar ‘Kashari’, në brendësi të banesës së tyre, gjatë kontrollit të ushtruar në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimët e dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Babë e bir, Fatmir dhe Hamdi Sulaj akuzohen për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ e kryer në bashkëpunim.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *