Pas problemeve të vazhdueshme me mbetjet urbane, kanë reaguar banorët e fshatit Halilaj të Fushë-Krujës. Ata janë shprehur të shqetësuar pasi mbeturinat transportohen pranë banesave të tyre që prej vitit 2002.
Ndër të tjera banorët janë ankuar për aromën e keqe dhe për ndotjen që po i bëhet mjedisit ku ata jetojnë.
Mësohet se ata i kanë dërguar edhe një letër kryetarit të bashkisë Artur Bushit ku i kërkonin të gjente një zgjidhje për problemin e mbetjeve.
Por mesa duket kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh pasi problemi nuk është zgjidhur edhe pas 1 muaji.
/Priza.al/