Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme! Nuk morën pjesë dhe nuk votuan deputetët Sali Berisha, Dashamir Shehi dhe Agron Duka. Ndërkohë që 4 deputetët e LSI kanë votuar kundër. Kjo gjë u konfirmua dhe nga nënkryetari i LSI Petrit Vasili.
Porosia që Basha ju la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit. Gjithashtu kur ajo u ngrit që të mbante fjalimin, demokratët nuk ‘duruan’ dhe u larguan nga salla e Kuvendit.
Nga ana tjetër, ish kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.
/Priza.al/